Dita e tretë e debatit në Kuvend për rishikimin e buxhetit

Deputetët e shumicës dhe opozita ditën e tretë të debatit të përgjithshëm mbi rishkimin e buxhetit e përdorën për të akuzuar njëra-tjetrën se cila parti ka qeverisur më mirë. Opozitarja VMRO DPMNE njoftoi se nuk do ta mbështesw rishikimin e propozuar, sepse siç thotë, është pasqyrë e qeverisë së paaftë të LSDM-së që i shtyu qytetarët në varfëri më të madhe.

“Nga viti 2017 e deri më sot, çdo vit për këtë qeveri ishte ekonomike, epo si mund të jetë kështu kur qytetarët në Maqedoni po varfërohen, për çfarë lloj rritje të pagave flitet kur secili qytetar tashmë është në borxh prej 3,500 euro, dhe me këtë rishikim çdo familje në Maqedoni do të futet në borxh edhe 500 euro të tjera. Për çfarë lloj ekonomie duhet të flasim kur gjysmë milioni qytetarë janë të varfër, pra jetojnë me dy euro në ditë.”- deklaroi Dafina Stojanovska – deputete e VMRO-DPMNE-së.

Në këtë replikuan deputetët e shumicës parlamentare, duke thënë se për 11 vjet VMRO DPMNE-ja i ka futur qytetarët në borxh me gjëra të panevojshme, në vend të projekteve reale dhe të nevojshme.

“Nëse do të vinit nga ndonjë parti tjetër politike, do të besonim diçka, por ju vini nga partia më joekonomike politike VMRO DPMNE e cila qeverisi për 11 vjet dhe ne të gjithë jemi dëshmitarë të asaj çfarë ka bërë. Javën e kaluar kemi shlyer eurobond prej 500 milion eurosh i cili ishte marrë në vitin 2014, dhe për të cilin kemi paguar 20 milion euro vetëm kamatë, kështu që e zvogëluat borxhin prej 4.350 për qind.”- pohoi Daniela Markoska – deputete e LSDM-së

 

Debati në seancën plenare sipas procedurës parlamentare duhet të zgjasë edhe dy ditë. Me rishikimin e buxhetit ana e shpenzimeve parashikohet në nivelin e 4.3 miliardë eurove ndërsa të ardhurat në 3.6 miliardë euro. Për qeverinë, me rishikimin e buxhetit, ekonomia do të kthehet në rrugën e duhur si para pandemisë, ndërsa për opozitën, ky rishikimin është ryshfet klasik parazgjedhor.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button