Divorci i keq: Totti sekuestroi këpucët e ish-it dhe ajo i sekuestroi orët e tij Rolex

Divorci mes futbollistit legjendar të Romës, Francesco Totti dhe ish-gruas së tij po bëhet gjithnjë e më i shëmtuar pasi disa detaje kanë dalë në publik.

Totti pretendon se ish-gruaja e tij Ilari Blasi u largua nga apartamenti, duke i sekuestruar orët e tij të çmuara Rolex, raporton The Times.

Nga ana tjetër, mediat italiane raportuan se Totti dyshohet se i ka konfiskuar këpucët dhe çantat e shtrenjta për shkak se Blasi i ka marrë orët. Pavarësisht akuzave për pabesi nga ana e Tottit, për të cilën thuhet se u divorcuan, fansat e tij besojnë se ai është një person jashtëzakonisht besnik pasi prej vitesh i ka qëndruar besnik Romës dhe vendlindjes.

Totti dhe Blasi u martuan në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë.

Gazetarët zbuluan se Blasi ka pasur një lidhje me trajneren personale dhe këtë e ka konfirmuar edhe futbollisti i cili ka thënë se në celularin e saj ka gjetur prova të tradhtisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilary Blasi (@ilaryblasi)

Blasi i kërkon çantat e shtrenjta nëpër gjykata dhe seanca gjyqësore duhet të mbahet të premten.

 

LEXO EDHE:

Back to top button