“Djajtë e Kuq” godasin 9 herë Sautemptonin

Man. Junajted regjsitroi një fitore të jashtëzakonshme në Premierligë , duke mundur Sautemptonin me 9-0.  Pas dy ndeshjeve pa fitore, Man Utd ka regjisturar fitoren më të madhe këtë sezon. Pas golave të shënuar nga Van-Bissakas, Rashfordit, Bednarek (autogol), Kavani, Martial, MekTominej, Bruno, Martial dhe Xhejms është mbyllur një ndër ndeshjet më efikase në kampionatin e Anglisë.

Njëri ndër lojtarët me notën më të dobët në ndeshje ishte pikërisht lojtari Bednarek, i cili përpos autogoli u ndëshkua edhe me karton të kuq në minutën e 87-të. Pas kësaj fitore, “Djajtë e Kuq” tani janë ekipi me më së shumti gola në Premierligë (45). Kujtojmës se në vitin 1995, Man. Junajted regjistroi fitore me rezultat të njëjtë (9-0) ndaj Ipsviç Taun.

LEXO EDHE:

Back to top button