Pantollonat i paskan kushtuar Lori Hoxha-s sa qimet e kokës

Lori Hoxha, është një ndër vajzat me më shumë stil në Instagram. Po t’i hidhni një sy profilit të saj, sytë do t’ju kënaqen nga veshjet e pafundme dhe kombinimet më të bukura që Lori bën çdo herë.

Mirëpo, një garderobë kaq e bukur është edhe goxha e kushtueshme, siç Lori na e ka vërtetuar vetë sot! Ajo ka ndarë në InstaStory një foto para pasqyrës, ndërsa të gjitha gocave në Instagram u ngelën fiksim pantallonat e lëkurës së Lorit.

Të shumta janë ato që i kanë kërkuar Lorit t’i tregojë ku i ka marrë pantallonat, ndaj 27-vjeçarja s’ka vonuar të përgjigjet. Ne klikuam linkun dhe voila, mësuam se pantallonat e saj të lëkurës janë të markës off-white dhe kushtojnë sa qimet e kokës! Vetëm për këto pantallona, Lori ka shpenzuar 910 euro!

Prej pak ditësh po përflitet se Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari mund të jeni rikthyer bashkë. Ose ndoshta mund të mos jenë ndarë kurrë. Ku i dihet. Disa ditë më parë, ndjekësit e tyre vunë re se Lori dhe Visi kanë veshur të njëjtën bluzë. Një bluzë e zezë me të njëjtin model e veshur në një hark kohor prej pak ditësh nga njëri-tjetri i ka bërë shumë persona të dyshojnë se Lori dhe Visi janë sërish çift.

 

LEXO EDHE:

Back to top button