Vijon kriza te Bajeri, eliminohen nga Kupa

Vijon kriza e rezultateve për Bajer Leverkuzenit që u eliminua edhe nga Kupa e Gjermanisë në raundin e 1/8-ave pasi u mposht nga skuadra modeste e Esenit që luan në kategorinë e 4-t. Pas 90 minutave pa gola, finalistët e edicionit të kaluar të Kupës së Gjermanisë kaluan në avantazh në minutën e 105-të me xhamajkanin Leon Bailej, por surpriza e madhe ndodhi në 15 minutat e dyta të shtesës, kur Eseni realizoi dy herë me Kefkir dhe Engelmann. Avancoi më tej edhe ekipi që eliminoi Bajernin një raund më parë, pikërisht Holstein Kiel që mposhti 2-,1 pas kohës shtesë, skuadrën tjetër të Bundesligës së dytë Darmstadit.

LEXO EDHE:

Back to top button