Djali ushtron dhunë ndaj babait në Kaçanik, e bën për spital

Stacioni Policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në mbrëmjen e së mërkurës ka pranuar një informacion se në një shtëpi banimi në Kaçanik ka ndodhur një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D., 33-vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

I dyshuari pasi është intervistuar nga policia, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

LEXO EDHE:

Back to top button