Kurti: Përgjegjësi për gjakderdhjen dhe spastrimin etnik në vitet e 90-ta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në Samitin Ekonomik në Shkup tha se vendet e Ballkanit Perëndimorë duhet të ballafaqohen me të kaluarën, në mënyrë që të ndërtojnë të ardhmen, shkruan Alsat. Kurti tha se pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Evropian është ndërtuar në fondamentet e përgjegjësisë, dhe se vendet e Ballkanit Perëndimorë duhet të ndjekin këtë shembull.

“E gjithë ajo gjakderdhje, spastrim etnik dhe gjenocid, i kryer në vitet e 90-ta, pa përgjegjësi ose pendim nga agresori. Kjo është gabim. Nëse nuk ndjen faj dhe përgjegjësi për atë çfarë ka ndodhur,do ta përsërisni sërish. Kjo është arsyeja pse e themi këtë `kurrë mos harro`. Të përkujtojmë gjeneratat e tashme dhe të ardhshme se çfarë ka ndodhur, por nëse nuk ka përgjegjësi, kjo frazë nuk mban. Pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Evropian u ndërtua në fondamentin e pranimi të përgjegjësisë dhe konfrontimit me të kaluarën. Ne në Ballkanin Perëndimorë duhet ta ndjekim këtë rrugë”, tha mes tjerash Kurti.

LEXO EDHE:

Back to top button