Putin kollitej në një takim publik, por mohon se ka COVID-19

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka këmbëngulur se ai nuk ka COVID-19 ndërsa kollitej në një takim publik të transmetuar drejtpërdrejt në TV shtetëror. Putin, 69 vjeçar, shqetësoi udhëheqësit e bujqësisë me të cilët u takua të hënën me kollitjen e tij të vazhdueshme, raporton Bloomberg.

- Advertisements -

Ai mbajti një takim të paplanifikuar me udhëheqësit e sigurisë kombëtarë pas shfaqjes shqetësuese për të sqaruar se ai ndihej mirë.

Putin siguroi anëtarët e këshillit të sigurisë se ishte testuar shpesh për të gjitha llojet e sëmundjeve, përfshirë COVID-19.

Putin tha: “Mos u shqetësoni, gjithçka është në rregull”.

Presidenti rus u izolua muajin e kaluar pasi dhjetëra anëtarë të stafit të tij personal rezultuan pozitivë për COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button