Abazoviç: Krimi i organizuar, gjenerator i gjërave negative në rajon

Zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në fjalimin e tij në Samitin Ekonomik në Shkup është ndërlidhur me fjalimin paraprak të kryeministrit të Kosovës, duke thënë se krimi i organizuar dhe korrupsioni paraqesin problem kryesor në vendet e Ballkanit Perëndimorë, shkruan Alsat. Abazoviç tha se pa zhdukjen e këtyre dy dukurive nuk mund të krijohen institucione të qëndrueshme.

“Dua të ndërlidhem me kryeministrin Kurti. Mendoj se korrupsioni dhe krimi i organizuar është gjeneratori i shumë negativiteteve në rajon. Duhet të kuptojmë se pa luftë kundër këtyre faktorëve në rajon, brenda shteteve tona, ne nuk mund të kemi institucione që janë profesionale, të pavarura, dhe që do të japin kushte më të mira për njerëzit”, theksoi mes tjerash Abazoviç.

LEXO EDHE:

Back to top button