Dje u nis nga porti i Odesas, cila është rruga që po ndjek anija me ngarkesën e drithit ukrainas?

Dje u nis nga porti i Odesas, cila është rruga që po ndjek anija me ngarkesën e drithit ukrainas?

Anija M/V Razoni, ngarkesa e parë me drithëra që u largua nga porti i Odesës në Detin e Zi të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të Rusisë, pritet të kalojë në hyrjen e Detit të Zi të kanalit të Bosforit pranë Stambollit të martën mbrëma rreth orës 21:00, me kohën lokale, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Inspektimi i parë në anijen e grurit, e cila po shkon për në Liban, do të kryhet në Stamboll të mërkurën rreth orës 10:00 me orën lokale, tha më herët Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

“Inspektimi do të kryhet nga një delegacion i përbërë nga përfaqësues të Turqisë, Federatës Ruse, Ukrainës dhe OKB-së në anijen e ngarkesave të thata Razoni, me 27 mijë ton misër me flamurin e Sierra Leon, që dolën nga porti ukrainas i Odesës”, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

LEXO EDHE:

Back to top button