Do të shtohen zyrat “Një pikë për shërbime”
Do të shtohen zyrat “Një pikë për shërbime”
Ministria e Transformimit Digjital paralajmëron reformim të zyrave “Një pikë për shërbime” apo të njohura si NJPSH, të cilat deri më tani qytetarëve u kanë ofruar dokumente nga 10 institucione në një vend, megjithatë rezultatet e këtyre zyrave kanë qenë katastrofike, pasi dhjetëra punëtorë kanë dhënë mjaft pak dokumente, shkruan Alsat.
Ministrit Stefan Andonovski, sot paralajmëroi se do të hapin zyra të reja me qëllim që të jenë sa më afër qytetarëve, ndërkaq qendrat që nuk kanë frekuentim të mjaftueshëm si në Tetovë dhe Ohër do të punojnë vetëm si call center.
“E rrisim numrin zyrave, më të pranishëm afër qytetarëve, në vende më të qasshme, për dallim prej pozitave që i kemi për momentin. Për shembull, Ohrin do ta shfrytëzoj. Zyra NJPSH gjendet ku gjendet edhe Drejtoria e Librave Amë, edhe komuna, Kadastra dhe institucionet tjera, dhe qytetarët fare nuk kanë nevojë të hyjnë në NJPSH pasi këtu i kanë institucionet tjera dhe do ta mbarojnë punën në institucionin përkatës. Aerodrom, komunë e cila ka mbi 70.000 qytetarë nuk ka zyrë të këtillë, nuk ka zyrë për menaxhim me librat amë, nuk ka asnjë zyrë të asnjë institucioni shtetëror që ka objekt rajonal të tij atje”, tha Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Digjital./ Alsat.mk