Dogana regjistroi konfiskim rekord të devizave dhe arit në vlerë prej një milion euro

Dogana regjistroi konfiskim rekord të devizave dhe arit në vlerë prej një milion euro

Inspektorët e ekipeve mobile të Drejtorisë së doganave dje gjatë kontrollit të një autobusi në pikën kufitare Bogorodicë , zbuluan dhe konfiskuan 12 kg ari dhe stoli ari, 262.750 dollarë dhe 155.760 euro , gjithsej me vlerë rreth 600.000 euro.

Për shkak të dyshimeve, autobusi me targa turke i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i cili po lëvizte në linjë të rregullt Shkup – Stamboll (Turqi) me dalje nga vendi, është drejtuar për kontroll të detajuar në terminalin doganor të P. K. Bogorodicë. Gjatë kontrollit u zbulua një bunker në të cilin u gjetën bizhuteri të ndryshme dhe pllaka ari me forma të parregullta, si dhe një sasi e madhe valutore. Malli me vlerë rreth një milion euro dhe autobusi janë ndaluar përkohësisht dhe i janë dorëzuar Departamentit për Hetime në Drejtorinë e doganave për hetime të mëtutjeshme.

Me dorëzimin e raporteve përkatëse, lënda do t’i kalojë Prokurorisë Themelore Publike kompetente.

LEXO EDHE:

Back to top button