Dokumentari i ri shpërfaq historinë e dhunës që ushtronte Chris Brown ndaj grave
Dokumentari i ri shpërfaq historinë e dhunës që ushtronte Chris Brown ndaj grave
Një paditëse pretendon se Brown e ka dhunuar në Jahtin e Diddyt
Përmes një dokumentari të ri, një akuzuese ka thënë se këngëtari i njohur, Chris Brown, e ka dhunuar atë në jahtin e reperit të njohur, P.Diddy.
Brown, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj ish-të dashurës së tij, këngëtares Rihanna, pas spektaklit të ndarjes së çmimeve “Grammy”, në muajin shkurt të vitit 2009. Në muajin mars është dënuar për sulm të rëndë dhe kërcënim.
Tre muaj më vonë ai u deklarua fajtor për veprën penale.
Për këtë ai është dënuar me lirim më kusht për pesë vjet, ndërkohë që i është dashur t’i nënshtrohet terapive psikike për trajtimin e sjelljes së tij.
Në muajin janar të vitit 2013, Rihanna pati konfirmuar se është rikthyer në lidhje me Brownin, por u ndanë përfundimisht tre muaj më pas.
14 vjet më parë, këngëtarja me famë botërore ishte shprehur se “në momentin kur ndodhi, ai nuk ishte personi me të cilin kisha rënë në dashuri”.
Brown kishte dhënë intervistë për po të njëjtin emision dhe kishte komentuar fjalët e Rihannas, duke thënë se ndihet shumë keq.
Pjesë nga dokumentari i ri “Chris Brow: A History of Violence”
Gjatë atij vit, Brown shkoi në një institucion rehabilitimi për t’i adresuar problemet e tij me abuzim me narkotik, pasi kishte sulmuar edhe nënën e tij.
Në vitin 2017, ish e dashura e tij, Karrueche Tran, mori një vendim nga gjykata, i cili ia ndalonte Brownit t’i afrohej asaj për pesë vjet pasi ajo pretendoi se ai e kishte abuzuar fizikisht dhe i tregoi gjykatës mesazhet kërcënuese që i kishte dërguar.
Pasi tw dielën u publikua një dokumentar i ri, historia e dhunës së Brown duket se shkon përtej këtyre rasteve. Disa gra e kanë akuzuar Brownin për dhunim fizik, verbal, emocional e seksual.
Aty thuhet se këngëtari i zhanrit R&B, i cili ka pasur raport të ngushtë me reperin Diddy, e ka dhunuar një valltare në jahtin e tij.
Dokumentari i ri, “Chris Brown: A History of Violence”, i cili vjen përgjatë muajit kundër dhunës në familje e që është prodhuar nga “Iniciativa Globale Kundër Dhunës ne Familje”, si pjesë e kampanjës së tyre “No Excuse for Abuze”, shpërfaq detaje të dhunës që ka ushtruar Brown ndaj disa grave.
Përveç shumë detajeve të tjera që përfliten në dokumentar, akuzuesja e përmend një dhunim që pretendon ta ketë kryer Brown, në një ndejë që kishte organizuar reperi Diddy në jahtin e tij në vitin 2020.
Duke fshehur fytyrën përball kamerës, e duke u identifikuar si Jane Doe, në mënyrë që të mbrohet nga akuzat online dhe urrejtja, viktima ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti, që nga ftesa që i kishte bërë një promotor nga Los Angelesi e deri tek takimi me Brown, i cili, sipas saj, ia kishte dhënë një pije dhe e kishte ftuar t’i bashkohej në dhomën e gjumit të jahtit. Aty, ajo pretendon se ka humbur kontrollin dhe është dhunuar nga këngëtari.
“Dua që njerëzit të kuptojnë, e të mos nxisin urrejtje ndaj viktimave, apo të i quajnë ‘gënjeshtare’ vetëm sepse mund ta duan një artist pa e ditur se kush është në të vërtetë si person”, ka thënë Doe për revistën People.
Në këtë dokumentar, avokati i Brown, ka thënë se pretendimet e Does janë krejtësisht të fabrikuara, ndërkohë që përfaqësuesit e këngëtarit nuk i janë përgjigjur kërkesës së revistës për të dhënë koment.
Një ndër avokatët e Diddyt, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në New York, nën akuzat për krime seksuale, ka refuzuar të komentojë.
Ndërkohë, Doe, ka në dokumentar, thotë se “Shumica e vajzave ndoshta do të kishin qenë të lumtura…”
“Unë nuk e doja atë. Ajo gjë nuk ishte diçka që dëshiroja ta bëja”.
Akuzat e Does, padia e mëparshme e të cilës ishte anuluar nga gjykata, janë ringritur përmes avokates Ariel Mitchell, e cila ishte në dijeni për rastin, pasi ishte përfaqësuese e saj edhe në padinë e mëhershme.
“E adhuroj klienten time dhe besoj se ajo që i ka ndodhur është 100 për qind e vërtetë”, ka thënë Mitchell.
Në vazhdim të dokumentarit, një tjetër grua, emri i së cilës është Liziane Gutierrez flet rreth një ngjarje që pretendon ta ketë përjetuar në Brownin në vitin 2016.
Gutierrez pretendon se pas përfundimit të një spektakli, ishte ftuar në dhomën e hotelit të Brown në Las Vegas, ku ai e ka goditur me grusht në fytyrë.
“Kur e kam parë Chris Brownin, ai po sillej në mënyrë shumë të çuditshme. Pastaj vendosa ta marr telefonin dhe t’i bëja fotografi apo video, ai më pa që e kisha telefonin në dorë dhe më goditi me grusht në fytyrë. Sigurimi i tij ma mori telefonin dhe me përcollën jashtë festës. Nuk po them se ishte gjë e mirë ajo që kam dashur të bëj me telefon. E di këtë. Por kjo gjë nuk të jep të drejtë të godasësh në fytyrë”, ka thënë Gutierrez.
Përfaqësuesit e Brown nuk i janë përgjigjur kërkesës së revistës People për të komentuar rreth rastit në Gutierrezit, e cila e ka paditur këngëtarin në muajin shkurt të vitit 2016.
Në shtator të vitit 2017, TMZ pati raportuar se rasti ishte zgjidhur në instanca private.