Doli jashtë kontrollit, mbetjet e raketës kineze futen në atmosferën e Tokës: Ku ranë?

Doli jashtë kontrollit, mbetjet e raketës kineze futen në atmosferën e Tokës: Ku ranë?

Një pjesë nga mbetjet e raketës kineze që doli jashtë kontrollit kanë hyrë në atmosferën e Tokës. Long March 5B ka hyrë në Azinë Juglindore të shtunën dhe ka rënë në Oqeeanin Indian.

Mbetjet nga raketa rreth 30 metra e gjatë, pesë metra e gjerë të Long March 5B ranë më 30 korrik në orën 12:45 me orën lokale, njoftoi Komanda Hapësinore e SHBA.

Agjencia kineze e fluturimeve hapësinore njoftoi disa minuta më vonë se mbetjet nga Long March 5B u rikthyen në atmosferë rreth orës 12:55, në detin Sulu, afër ishullit Palawan në Filipinet perëndimore.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga një dëshmitar në Malajzi, i cili mendohet se ka fiksuar momentin kur mbetjet e raketës u futën në atmosferë.

Ndërsa pjesa më e madhe e raketës mendohet të jetë djegur gjatë rihyrjes në atmosferë.

LEXO EDHE:

Back to top button