Domino efekt: Nejmar te Junajtedi, Ronaldo te Roma?

Largimi i Nejmarit nga PSZH për në Man. Juanjted mund të jetë çelësi që Roma të realizojë ëndrrën e tyre, të transferojë Kristiano Ronaldo. Sipas “Gazzetta dello Sport” dhe “Sky Sport Italia”, portugezi është i irrituar me mungesën e ambicies në “Old Trafford” dhe i pa impresionuar nga trajneri i ri Erik ten Hag, kështu që agjenti Horhe Mendes e ka propozuar atë te Roma.

Ai do të fillonte të punonte me Hoze Mourinjon dhe do të kthehej në Serie A vetëm një vit pas largimit nga Juventus. Në anën tjetër “Djajtë e Kuq” janë të vendosur të mbajnë yllin e tyre, veçanërisht pasi humbi objektivin e sulmit Darvin Nunjez, që shkoi te Liverpulli.

“RMC Sport” në Francë tregon për një efekt të mundshëm domino të shkaktuar nga Nejmar dhe marrëdhëniet e tij gjithnjë e më të dobëta me Paris Sen Zhermenin.

Braziliani u veçua nga pronarët e klubit dhe tifozët si dembel dhe i painteresuar këtë sezon, kështu që ai është në treg, por shumë pak klube mund të përballonin pagën e tij. Ndër opsionet e përmendura nga “RMC Sport” janë Man. Junajted dhe Çellsi.

Nëse “Djajtë e Kuq” do të merrnin Nejmarin, kjo do t’i qetësonte tifozët mjaftueshëm për ta lënë Ronaldon të largohej për te Roma.

LEXO EDHE:

Back to top button