Mbyllet pa fitues përballja miqësore në mes Llapit e Makedonija Gj.P.

Skuadra e Llapit nga Kosova, në ndeshjen miqësore të saj kundër Makedonija GP, nuk ka arritur më shumë se një barazim me rezultat 1-1. Golin e vetëm për llapjanët e shënoi sulmuesi, Alef Firmino, në minutën e 71’të, ndërsa “vendasit” u përgjigjën përmes Obadiçit, duke barazuar shifrat në 1-1, vetëm 6 minuta më vonë.

Për Makedonija Gjorçe Petrovin kjo është ndeshja e dytë miqësore në kuadër të përgatitjeve verore, pasi që më 22 qershor, poashtu në stadiumin në “Kërçovë, u ndal në barazim 2-2, kundër skuadrës së Dritës nga Kosova.

Vlen të theksohet se tani, skuadra e Llapit ndeshjen e saj të fundit kontrolluese do ta zhvilloj pas dy dite, ndaj Laçit me fillim nga ora 18:00. /gazetametro.net

LEXO EDHE:

Back to top button