Don Xhoni është njëri nga reperët relativisht të rinj në estradën tonë, por që bëri bum të madh që me freestyle-et e tij të para.
Gjatë ditës së sotme ai pritej të zhvillonte koncertin e tij në Suedi, i cili është anulluar. Këtë e ka bërë me dije vetë reperi me anë të një stori në Instagram. “Kërkojmë falje Suedi”, – ka shkruan Don Xhoni mbi foto.
Ndër të tjera në storin e ripostuar nga 22-vjeçari thuhet se arsyeja e ketij anullimi është për shkak të lejes së qëndrimit të tij në vendin skandinav.
“Evenimenti anullohet për shkak të lejes së qëndrimit të Don Xhonit në Suedi. Krejt shqipet e Suedisë që kanë rezervuar ose kanë paguar për këtë eveniment. Paratë kthehen prapë. Kërkojmë falje, shihemi shumë shpejtë”- shkruhet ndër të tjera në lajmërimin e ripostuar nga reperi.









