Donacion, terren sportiv në një shkollë në Ohër

Donacion, terren sportiv në një shkollë në Ohër

Në shkollën fillore “Hristo Uzunov” në Ohër, sot është vënë në përdorim një terren sportiv shumë-funksional, që është donacion i videolotarisë Casinos Austria në vlerë prej 3 milionë e 300.000 denarë. Donacioni është pjesë e projektit të kompanisë “Luaj me më të mirët”. Është terreni i pestë në vend, pas atyre në Sveti Nikollë, Manastir, Gjevgjeli dhe Llojan.

“Me këtë donacion kemi bërë të mundur që të bëjmë një bazë të re, të ofrojmë pajisje sportive dhe në këtë mënyrë t’u mundësojmë fëmijëve të ndërtojnë aftësitë e tyre sportive, në kuadër të përgjegjësive të tyre shkollore dhe jashtë përgjegjësive të tyre shkollore, këtu në shkollën fillore Hristo Uzunov. Do të ketë shumë të tjera, sepse ne duam ta ndërtojmë frymën sportive”, deklaroi Viki Çadikovska-drejtoreshë e marketingut të videollotarisë Casinos Austria. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button