Donald Trump para vizitës në Kinë: Do të bisedoj gjatë me Xi Jinping për Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump duke folur para udhëtimit të tij për në Kinë, tha se nuk mendon se SHBA-së i duhet ndonjë ndihmë për Iranin. Trump tha se planifikon që të ketë një bisedë të gjatë me udhëheqësin kinez, Xi Jinping lidhur me Iranin. Presidenti amerikan do të arrijë në Kinë mbrëmjen e sotme dhe për dy ditë do të zhvillojë bisedime. Udhëheqësi amerikan vizitën e fundit në Kinë e zhvilloi më 2017. Tramp ka refuzuar ofertën e fundit të Iranit për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës që nisi më 28 shkurt, duke e quajtur atë plotësisht të papranueshme dhe jashtëzakonisht të dobët. Ditë më parë në një intervistë për një radio amerikane, Tramp tha se është “100 për qind” i bindur që Irani do të ndalë pasurimin e uraniumit dhe do t’ia dorëzojë SHBA-së rezervat me uranium.

“E vetmja gjë që ka rëndësi për mua kur flas për Iranin është se ata nuk mund të kenë armë bërthamore. Nuk mendoj për askënd. Mendoj vetëm për një gjë. Nuk mund ta lejojmë Iranin të ketë armë bërthamore. Kjo është e gjitha. Kjo është e vetmja gjë që më motivon. Kur të përfundojë kjo luftë, do të ketë një rënie të madhe të çmimit të naftës. Sinqerisht, mendoj se jemi në epokën e artë tani. Do të shihni një epokë të artë si kurrë më parë,” tha Donald Trump, President i SHBA-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button