KQZ-Kosovë: 23 parti dorëzuan listat, 917 kandidatë për deputetë në garë për zgjedhjet e 7 qershorit

Në Kosovë ka përfunduar afati i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për partitë politike ë t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se janë pranuar listat e kandidatëve për deputetë nga 23 subjekte politike. Sipas tij nga 23 subjekte, numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë është 917. Procesi i certifikimit të kandidatëve për deputetë pritet të përmbyllet deri më 15 maj, por paraprakisht do të shqyrtohet nëse kandidatët përmbushin kriteret ligjore. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë mbahen më 7 qershor.

“Gjatë periudhës 11-ditore, pra nga data 2 maj deri më 12 maj, KQZ ka pranuar listat e kandidatëve për deputetë nga 23 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, një nismë qytetare dhe një kandidat i pavarur. Katër parti politike, të cilat më herët kishin njoftuar KQZ-në për pjesëmarrje në zgjedhje, nuk kanë dorëzuar listat me emrat e tyre, pra të kandidatëve për deputetë”. – Valmir Elezi, Zëdhënës i KQZ-së.

LEXO EDHE:

Back to top button