Donçiç, firmos kontratën në vlerë prej 207 mln dollarë

Ylli slloven i basketbollit, Luka Donçiç, mbylli paraqitjet në Lojrat Olimpike në Tokio dhe menjëherë skuadra e tij aktuale, Dallas Maveriks, ofroi kontratën e re, të cilën Donçiç e pranoi pa hezitim.

Basketbollisti më i mirë nga Evropa, me kontratën e re do të qëndrojë te Dallasi edhe në 5 vitet e ardhshme, për çka do të arkëtojë 207 mln dollarë. Informatën e konfirmoi edhe agjenti i tij, Bill Dafi, I cili aktualisht është në Slloveni.

Kujtojmë se në sezonin e kaluar, slloveni regjistroi mesataren prej 27.7 pikëve, 8 kërcimeve dhe 8.6 asiste, ndërsa të drejtuar nga Donçiç, skuadra e Dallasit, në dy vitet e fundit është pjesë e plej offit. Në kohë të njëjtë, Dallas Maveriks firmosi vazhdimin e bashkëpunimit me Tim Hardavej.

LEXO EDHE:

Back to top button