Donçiç vendos rekordin sezonal të pikëve, fitore për Bostonin dhe Denverin

Ekipi i Los Anxhelos Lejkers rikthehet te fitorja në NBA, pasi që më rezultat 129-110 mundi Orlandon në transfertë. LeBron Xhejms me 28 pikë ishte lider për kalifornianët, ndërkohë që 49 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Denveri vijon të komandojë renditjen në Perëndim, duke mposhtur 113-106 skuadrën e  Sakramentos. Porter me 30 pikë e Marrej me 25 pikë bënë diferencën në fushë për Denver. Fitojnë edhe Los Anxhelos Klippers, që falë 4 lojtarëve që realizuan mbi 20 pikë, mposhtën 124-113 Toronto.

Në Konferencën e Lindjes, vijon të komandojë skuadra e Bostonit, që mundi 126-102 Hjustonin, ndeshje ku diferencën në parket e bënë Braun me 39 pikë dhe Tatum me 38 pikë. Skuadra e Feniksit, falë 26 pikëve të Uashington (e nisi ndeshjen nga stoli), mundi 125-108 Memfisin.

Fitore të rëndësishme për play off-in korri Dallas, që mundi 126-121 Nju Jorkun. Luka Donçiç i papërmbajtshëm, duke vendosur rekordin sezonal, me 60 pikë, 21 kërcime dhe 10 asist. Fitojnë edhe kampionët e Golden Stejit që mundën 110-105 Sharlotin (Klej Tompson 29 pikë).

 

NBA – Rezultatet

Orlando – Lejkers, 110-129

Uashington – Filadelfia, 116-110

Boston – Hjuston, 126-102

Indiana – Atlanta, 129-114

Toronto – Klipers, 113-124

Memfis – Feniks, 108-125

Oklahoma – San Antonio, 130-114

Dallas – Nju Jork, 126-121

Golden Stejt – Sharlot, 110-105

Sakramento – Denver 106-113

LEXO EDHE:

Back to top button