Kurti: Në barrikada njerëzit imitojnë ish-gjeneralin e çetnikëve Drazhën

Kurti: Në barrikada njerëzit imitojnë ish-gjeneralin e çetnikëve Drazhën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se grupet kriminale në barrikada po imitojnë ish-gjeneralin e detashmenteve çetnike, Drazha Mihailoviqin.

Ai ka thënë se barrikadat në veri janë vendosur nga njerëz me uniforma të errëta.

“Këto janë barrikada të njerëzve me uniforma të errëta, njerëz që janë tullac, me mjekër, duke imituar Drazha Mihailoviqin. Barrikadat e Wagnerit. Ata kanë armë dhe vendosin barrikada jo për të penguar kalimin e automjeteve, por për të mbrojtur atë njeri të armatosur me uniformë që do të qëllonte në automjete që do t’u afroheshin. Pra, këto janë barrikada luftarake”, ka thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për portalin Istraga.ba. /Kosovapress

LEXO EDHE:

Back to top button