Njukasëll kërkon cilësi në mesfushë, shfaqen 3 emra konkret

Pas blerjes nga “sheikët” sezonin e kaluar, skuadra e Njukasëllit ka rilindur, duke e pozicionuar për momentin në vendin e dytë në Premier Ligë, duke lënë pas ekipe si Man. Siti, Liverpul, Çellsi e Man. Junajted dhe ata tashmë kanë nevojë për përforcim në mesfushë, ku emri më i përfolur është Zhorzhinjo i Çellsit.

Sipas mediave angleze, “magpies” vazhdojnë të hetojnë tregun për një mesfushor dhe duke pasur parasysh vështirësitë për të arritur te Enzo Fernandez, për shkak të çmimit të lartë të kërkuar nga klubi i Lisbonës, rruga më e përballueshme mund të jetë ajo që të çon te italiani.

Në fakt, kontrata e 31-vjeçarit Zhorzhinjo skadon më 30 qershor dhe për momentin bisedimet për rinovim me “blutë” kanë ngecur. Në rast dështimi të tratativave, alternativat për Njukasëllit janë Juri Tielemans nga Lesteri ose Kefren Turam nga Nica.

LEXO EDHE:

Back to top button