Dorëhiqet deputeti i VMRO-së Igor Durllovski

Jep dorëheqje deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Durllovski. Arsye sipas tij janë çështjet parimore dhe morale, për të cilat konsideron se janë më të rëndësishme se politika. Durllovski thotë se për të prioritet mbetet interesi kombëtar dhe shteti i së drejtës.

Interesat kombëtare, drejtësia për të përndjekurit padrejtësisht dhe një shtet normal për fëmijët tanë ishin dhe janë prioritet për mua. Ulësja e Kuvendit përplaset kur pragma politike bëhet më e rëndësishme sesa morali. Prandaj, unë largohem nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa u dëshiroj kolegëve nga koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë” këmbëngulje, qëndrueshmëri, mençuri, të cilën jam i sigurt se e kanë – shkroi në Facebook, Igor Durllovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Lideri i tij, Hristijan Mickoski nuk komentoi dorëheqjen e deputetit të partisë së tij. Ndërkohë, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së respekton vendimin e Durllovskit. Koordinatori i opozitës maqedonase në Kuvend, Nikolla Micevski thotë se bëhet fjalë për vendim personal për të cilin kanë qenë paraprakisht të njoftuar. Nga Kuvendi thonë se deri tani nuk janë njoftuar zyrtarisht për dorëheqjen e deputetit dhe se pas njoftimit zyrtarë, vendimi i tij do të procedohet në përputhje me Rregulloren. Durllovski në pozitën e deputetit erdhi si bartës liste në njësinë zgjedhore numër 5. Paraprakisht ai në opinion njihej si pjesëmarrës dhe ish i dyshuar për “cenimin terrorist të rendit kushtetues” mbi zhvillimet e 27 prillit të përgjakshëm në Kuvend. Ai ishte larguar nga akuza për terrorizëm pasi Prokuroria kishte konstatuar se këndimi i himnit kombëtar maqedonas nuk kishte motivuar protestuesit për të hyrë dhunshëm në Kuvend. Dorëheqja e tij vjen pak ditë pas zhvillimeve të brendshme në VMRO-DPMNE ku kërkohej kongres për përgjegjësinë e Mickoskit i cili humbi tre cikle zgjedhore: lokalet, presidencialet dhe parlamentaret.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button