Doza e tretë e vaksinës as nuk diskutohet! Bajrami: Të nxitojmë për dozën e parë

Autoritetet shtetërore po përpiqen të vetëdijësojnë popullsinë të vaksinohen sa më shpejtë. Mënyrat janë si paralajmëruese, për të ruajtur shëndetin publik, ashtu edhe kushtëzuese, duke mos u lejuar të pavaksinuarve të kenë qasje nëpër hapësira të brendshme publike e private. Meqenëse, vetëm ¼ e popullsisë është imunizuar me dy doza, nevoja për një dozë të tretë është paraqitur me fuqizimin e variantit të ri delta, i cili është disa herë më virulent dhe agresiv. Epidemiologët thonë se doza e tretë mund të merret së paku 1 muaj pas të dytës por edhe më shumë.

Nuk besoj se shumë shpejtë do të vijë ajo se duhet të vaksinohen ata që nuk kanë marr asnjë dozë e të vijnë pastaj ata për të marrë dozën e tretë. Kështu që një herë nuk është në rend të ditës doza e tretë pa u vaksinuar të tjerët me të parën dhe të dytën. Varësisht si e kanë kaluar kovidin, pacientët që kanë qenë asimptomatik ata pas një muaji lirisht mund ta marrin dozën e parë të vaksinës, ata të cilët kanë qenë me simptome mund ta marrin edhe pas 3 muajve nuk shkakton kundër-indikacion për t’u vaksinuar – u shpreh Lulzime Bajrami, Epidemiologe.

Sipas anketave të Institutit për shëndet publik në gjithë vendin janë paraqitur kllaster masiv në 6 qytete si në Shkup, Ohër, Kumanovë, Kërçovë, Gostivar dhe Tetovë. Nga spitali i Tetovës bëjnë thirrje që t’i respektojnë masat dhe të vaksinohen sa më shumë më dozën e parë.

Apel të gjithë popullatës që e vetmja mbrojtje që është kundër kësaj pandemie është vaksinimi, është mirë që gjithë popullsia nga mosha 16 vjeçe të vaksinohen me qëllim që të ruajmë shëndetin tonë individual dhe kolektiv të të gjithë qytetarëve tanë dhe kuptohet të më të afërmeve tanë – tha Ylber Besimi, mjek.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë duke hartuar një plan për të organizuar dhënien e dozës së tretë. Por janë duke përpiluar listat me prioritet për kategoritë e qytetarëve me rrezikshmëri të lartë shëndetësore, të cilët janë vaksinuar gjatë pranverës dhe tani në valën e re kanë nevojë edhe për një dozë të tretë. Komiteti për imunizim po ndjek rekomandimet e organeve rregullatorë të jashtëm si dhe shembujt e shteteve të tjera dhe në bazë të të njëjtave do të zbatohet doza e tretë. Autoritet shëndetësore thonë se doza e tretë patjetër të bëhet pas përhapjes më të madhe të variantit delta.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button