Për 5 ditë është dyfishuar numri i rasteve aktive me Covid-19, Filipçe: Vaksinimi shpëtim i vetëm

Përhapja me “shpejtësinë e dritës” të variantit delta të virusit korona ka dhjetëfishuar numrin e rasteve aktive brenda muajit gusht. Sipas infektologëve simptomat te të prekurit me variantin delta shfaqen kryesisht për 3 ditë. Rastet aktive nga epidemiologët konsiderohen si “bomba me sahat” për shkak se nga mos respektimi i masave mund të përhapin më tepër sëmundjen. Nga ISHP thonë se nga 1 mijë që kishte në fillim të gushtit tani ka mbi 10 mijë raste aktive. 64% e rasteve janë në Shkup, Tetovë dhe Gostivar.

Instituti i Shëndetit Publik
21 Gusht 10.380 raste aktive
14 Gusht 5.043 raste aktive
07 Gusht 1.618 raste aktive
31 Korrik 525 raste aktive

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se rastet aktive mund të mos bëjnë telashe nëse respektohen masat për mbrojtje dhe vendimet e izolimit për personat e kontaktit që kanë qenë të ekspozuar me të infektuarit.

Në momentin e parë që pamë se ka përkeqësim të situatës u rekomanduan masat restriktive. Shohim se kjo valë ka veçori të ngjashme edhe në rajon pasi që njerëzit kthehen prej udhëtimeve nga pushimet dhe filloi sërish të rritet numri i të infektuarve andaj miratuam masat. Edhe më parë njerëzit ishin në kushte shtëpiake, kishim raste kur valët tjera u rritën nga tubimet familjare. Kjo nuk mund të ndalet, definitivisht përjashtimi i vetëm është me rritjen e të të vaksinuarve – deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Në pikun e valës së parë kishte vetëm 1,860 raste aktive, ndërkaq në janar të këtij viti që konsiderohej piku i valës dytë kishte 16,231 raste aktive. Megjithëse në pikun e valës së tretë kur vaksinat anti-kovid jepeshin në numër të vogël tek qytetarët, sistemi shëndetësor arriti të frenoj kurbën në 19,937 raste aktive.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button