Dramë muzikore mbresëlënëse – “Rigoleto” nga Xhuzepe Verdi në kuadër të edicionit të 54-të të “Mbrëmjeve të Operas së Majit”
Më 13 maj, me fillim në ora 20:00, në skenën e Operas dhe Baletit Nacional do të interpretohet një nga dramat muzikore më të rëndësishme në literaturëm operistike – “Rigoleto” nga Xhuzepe Verdi, në kuadër të edicionit të 54-të të festivalit ndërkombëtar “Mbrëmjet e Operës së Majit”.
Dirigjent është Xhanluka Martinengii (Itali), regjia është nga Pier Francesko Maestrini (Itali), skenografia nga Gilermo Nova (Spanjë), kostumografe është Kristina Aceti (Itali), ndërsa koreografe Sasha Evtimova. Mjeshtre të korit janë Jasmina Gjorgjeska dhe Gjurgjica Dashiq, ndërsa koncert-mjeshtër është Jane Bakevski.
Rolin kryesor – Rigoleton, do ta interpretojë i ftuari nga Italia, Daniele Luis De Visente, ndërsa në rolin e Gildës do të paraqitet Ana Durlovski. Dukën e Mantovës do ta interpretojë Dashuai Çen (Kinë), ndërsa në rolin e Sparafuçiles do të paraqitet Vladimir Sazdovski. Në rolet e tjera interpretojnë: Nikolina Janevska, Borko Bixhovski, Dragan Ampov, Jane Dunimagloski, Ana Rojdeva, Dime Petrov, Marika Popoviq dhe Desanka Gligorijeviq, së bashku me korin, orkestrën dhe ansamblin e baletit të Operas dhe Baletit Nacional.
“Rigoleto” është një dramë e thellë dhe emocionuese mbi natyrën njerëzore, e cila në mënyrë të fuqishme dhe emocionale zbulon anët e errëta të pasionit, pushtetit dhe moralit. Kjo histori tragjike e xhelozisë, hakmarrjes dhe sakrificës, e frymëzuar nga drama “Mbreti argëtohet” e Viktor Hygosë, rrëfehet përmes një gjuhe muzikore mbresëlënëse dhe një strukture të pasur melodike. Opera është veçanërisht e njohur për ariet e saj, ndër të cilat edhe “La donna è mobile”, të cilat edhe sot mbeten ndër më të njohurat dhe më të interpretuarat në artin operistik.








