Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim: Forcohen kapacitetet për ndërhyrje në zjarre
Gazetare: Suna Ismaili Rexhepi
Shumë zjarre mbeten aktive në vend, ndërsa më i madhi ishte ai në Komunën e Shuto Orizares, ku një deponi mbeturinash u përfshi nga flakët.
Zjarrfikësit po punojnë për lokalizimin e zjarrit, i cili ka shkaktuar ndotje të konsiderueshme në zonë. Ndërkohë Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov deklaroi se institucioni ka kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me zjarret.
“Konkretisht, kemi rreth 20 automjete Pinzgauer, të cilat kanë një rezervuar të posaçëm me ujë dhe pompa të fuqishme. Kemi automjete luftarake, te të cilat në vendin ku ka qenë mitralozi tani është montuar një rezervuar me 6 tonë ujë, i cili ka një pompë me zorrë 100 metra, që na ndihmon shumë, veçanërisht gjatë mbrojtjes së zonave të banuara. Në dispozicion kemi edhe 5 Hermelin, të cilët tërheqin cisterna me kapacitet prej 2 deri në 6 tonë, me ç ‘rast mund të sigurojmë vazhdimisht furnizim me ujë në terren” , tha Stojançe Angellov,Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim
Ndërkaq, pas thirrjes për punësim sezonal nga Drejtoria për ish-pjesëtarët e ushtrisë, njësive zjarrfikëse dhe policisë, Angellovski thotë se numri i personave të paraqitur ka qenë i konsiderueshëm.
“Personat të cilët u paraqitën, me pjesën më të madhe të tyre me të cilët jemi në prag të lidhjes së një marrëveshje kanë drejtuar këto mjete prandaj edhe mund ti shfrytëzojmë për të drejtuar tre llojet e makinave të caktuara. Gjithashtu, janë paraqitur edhe një numër I caktuar i ish punonjësve të policisë ndërsa një numër shumë më I ulët I pjesëtarëve të armatës të cilët do të jenë operator të pompave”, tha Stojançe Angellov,Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, pasi ato përhapen me shpejtësi të madhe dhe rrezikojnë seriozisht jetën e njerëzve./Alsat.mk.








