Tensione në protestat në Shqipëri

Gazetare: Era Gjakova

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Shqipëri në 1 mujorin e nisjes së protestave kundër Qeverisë Rama. Protestuesit u mblodhën para Kuvendit për të penguar lëvizjen e deputetëve. Ata bllokuan hyrjen me kazanë plehrash si dhe kanë hedhur vezë drejtë automjetit të zëvendëskryeministres Albana Koçiut.

Gjatë përplasjeve u arrestuan disa persona në mesin e të cilëve edhe Dritan Goxhaj i cili ditë më parë lexoi kërkesat e protestuesve.

Emri i tij nxiti debate të ashpra. Kryeministri Edi Rama e akuzoi Goxhajn si agjent i shërbimeve Iraniane dhe si ushtar i rrejshëm i UÇK-së. Kryeministri shqiptar ndërkohë vazhdon të shpërfill kërkesat e protestuesve. Rama këmbëngul se Qeveria do të dalë më e fortë nga kjo protestë./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button