“Drumarina”, nis gjyqi kundër Silvana Bonevës

Sillvana Boneva u ul në bankën e të akuzuarve. Ish-deputetja e VMRO – DPMNE-akuzohet se nga viti 2011 deri në 2015, gjoja me fatura të rremë të pikëpagesave mblodhi rreth 100 mijë euro para publike, për shpenzimet e udhëtimeve. Prokuroria pretendon se ajo i mashtroi shërbimet në Parlament, sepse iu ka thënë atyre se udhëton nga Strumica për çdo detyrim pune në Parlament. Por, ajo në fakt ka qëndruar në Shkup. Boneva pohon se është e pafajshme. Ajo ka marrë njoftim nga delegacioni i BE-së dhe OSBE-së, se rasti kundër saj do të monitorohej.

Me 6,967 dëshmitë e bashkangjitura dhe 28 dëshmitarë, unë do të dëshmoj në gjykatë dhe para publikut, se akuza ndaj meje është e pavërtetë dhe paushalle, ashtu si gënjeshtrat e mëdha që unë jam rekordere në marrjen e shpenzimeve për rrugë, si dhe gënjeshtrat e mëdha se kam blerë apartamente me para nga krimi- deklaroi Silvana Boneva, e akuzuar.

Avokati i Bonevës vlerësoi se ironia është se ish PSP-ja përgatiti një aktakuzë për shtesat e pagës.

Janë publikuar listat e shumave të mëdha të parave të arkëtuara në mënyrë të paligjshme, në emër të shtesave nga ana e prokurorëve të PSP-së. Dhe tani ata nuk përgjigjen. Askush nuk mban përgjegjësi, por të njëjtit ata ndjekin penalisht një deputet, i cili mori legalisht shpenzime të udhëtimit- pohoi Ruzhica Nikollovska, avokate.

Hetimin për rastin e shpenzimeve të udhëtimit për Bonevën, i njohur si “Drumarina” e nisi PSP-ja. Ish-deputetja ndiqet penalisht për mashtrim në vend pune. Gjykimi vazhdon më 27 janar.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button