Dua Lipa shikon nga afër se si “Chaneli” risjell në pasarelë xhaketën ikonike
Dua Lipa shikon nga afër se si “Chaneli” risjell në pasarelë xhaketën ikonike

Shfaqja e re e markës së njohur të modës, “Chanel”, ka sjell përkujtimin e 110-vjetorit të modës së lartë (haute couture) duke përcjellë mesazhin se “disenjatorët vijnë e shkojnë, por xhaketa nga ‘Chanel’ mbetet përherë unike”. Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ishte një nga personalitet e famshme që shkoi për ta shikuar ngjarjen në fjalë. Ajo ishte veshur me kostum me ngjyrë të zezë nga marka, të cilin e kishte shoqëruar me një pelerinë të gjatë.
Veshjen, Lipa e kishte shoqëruar me një fjongo të madhe në flokë. Dukja e saj shpejt u bë virale në rrjetet sociale.
Vetë marka me nam e ka postuar në Instagram dukjen e këngëtares si dhe të pranishmëve të tjerë të famshëm, si aktorja e njohur Pamela Anderson.
The Guardian ka shkruar se kjo shfaqje u realizua në një periudhë ku shtëpia e modës po kalon më shumë se një vit pa një disenjator kryesor.
Krijimet e disenjatores Virginie Viard u shfaqën për herë të fundit nën emrin “Chanel” në majin e kaluar, ndërsa krijimet e pasardhësit të saj, Matthieu Blazy, do të paraqiten në pasarelë për herë të parë në muajin tetor.
Kjo periudhë ka nxitur shtëpinë e “Chanelit” të punojë shumë për të mbajtur emrin e markës nën “dritat e skenës së modës”.
Shfaqja e plotë Chanel 2025 Haute CoutureHoute Couture Pranverë/Verë 2025:
Pista e shfaqjes ishte formuar nga dy shtigje të gjera që bashkoheshin dhe krijonin në mënyrë të dyfishtë shkronjën “C” të njohur nga të gjithë si logo e “Chanelit”. Por, në vend që të ishin të ndara si në logon e markës, këto shtigje u shkëputën dhe u lidhën së bashku për të krijuar një figurë tjetër të ngjashme me simbolin e pafundësisë (infinit), një alegori elegante për strategjinë e biznesit që synon t’i ruajë shitjet dhe profilin gjatë kësaj periudhe pa disenjator.
Skenografi i shfaqjes, Willo Perron, i njohur për punën me këngëtaren Lady Gaga dhe për krijimin e skenës ku ka kënduar ylli Rihanna në spektaklin “Super Bowl” në vitin 2023, ka krijuar hapësirë spektakolare në “Grand Palais” të Parisit, ndërtim këtë që “Chanel” po e përdor për të treguar statusin e palëkundur në kulturën franceze.
Kryedukja e këtij koleksioni ishte një version me xhaketë të shkurtër të kostumit klasik të veshur nga personazhi Cher në filmin “Clueless”, që u bë viral menjëherë në rrjetet sociale para se të hapej shfaqja.
Cilësia teknike e rrobaqepësve që qepin kostume të modës së lartë “haute couture” u shfaq me detaje që The Guardian i cilësoi të mrekullueshme.
Shfaqje e re e “Chanelit” ka rezonuar edhe me zgjedhjen e fundit të Taylor Swiftit, e cila kishte veshur kostum të shkurtër ma xhaketën e famshme “tweed” nga “Chanel” kur shkoi ta shikonte një ndeshje futbolli në Kansas.
Aktorja Mikey Madison, e cila është ftuar nga markat e mëdha të modës, zgjodhi një xhaketë të shkurtër të bardhë “Chanel” që ta veshte në tepihun e kuq të festivalit të filmit në Toronto në muajin tetor.
Xhaketet klasike “tweed” në disa nga pasarelat e “Chanel”
Blazy, i cili është emëruar si pasardhësi i Viardiy, do të jetë vetëm diisenjatori i katërt që mban pozitën e drejtorit kreativ në “Chanel”, pas vetë krijueses së markës, Coco, disenjatorit të ndjerë, Karl Lagerfeld dhe Viardi.
Ai do të fillojë punën më pas, por për shkak të periudhës së gjatë të përgatitjes së koleksioneve, nuk do të shfaqë koleksionin e parë deri në muajin tetor.
Koleksioni aktual është krijuar nga ekipi i brendshëm i shtëpisë, i cili gjithashtu do të dizajnojë shfaqjen e modës për muajin mars dhe një tjetër shfaqje “haute couture” gjatë muajit maj.