Dukovska: Qytetarët në disa raste paguajnë dyfish, shkaku i mungesës së burimeve adekuate të energjisë

Dukovska: Qytetarët në disa raste paguajnë dyfish, shkaku i mungesës së burimeve adekuate të energjisë

Biljana Dukovska nga Platforma kundër varfërisë, vlerëson se qytetarët paguajnë shumë më shumë se duhet për burimet energjisë. Këto komente ajo sonte i bëri në Programi 200, në Alsat M.

“Urtësia e njerëzve u tregua edhe kësaj radhe, vërtetë që të varfrit paguajnë dy herë, një shembull që qytetarët mund ta shohin shumë qartë, çmimi i drurit në fillim të vitit ishte diku rreth 50 euro. Tani është rreth mbi 60 euro, ata që nuk kishin para për të blerë dru në kohë, tani paguajnë dyfish, ata që pritnin që disi të gjinden, shembuj ka shumë ku për shkak të joefikasitetit te pajisjet për shkak të instalimit jo të duhur dhe për shkak të qasjes së dobët në burime adekuate të energjisë, në të vërtetë paguajnë gjithnjë e më shumë kurse në disa raste dyfish”, tha Biljana Dukovska nga Platforma kundër varfërisë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button