Minovski: Shteti duhet të punojë më shumë që të ulë varfërinë energjetike dhe të reduktojë varësinë e vendit nga importi

Minovski: Shteti duhet të punojë më shumë që të ulë varfërinë energjetike dhe të reduktojë varësinë e vendit nga importi

Në paraqitjen e tij, sonte në Programi 200, profesori Dragan Minovski u shpreh se shteti duhet të punojë më shumë që të ulë varësinë nga importi si dhe të zhvillojë politika që në fokus kanë familjet që nuk mund t’i paguajn faturat e energjisë elelktrike.

“Fokusi shumë më i madh duhet të drejtohet nga shteti, por edhe nga bashkësitë lokale, komunat ndaj metodës së ngrohjes, pra konsumit të energjisë në nivel të gjithë territorit, qoftë ai shtet, ose komunë. Dhe në të njëjtën kohë fokusi duhet të jetë te familjet që realisht, siç tha Biljana më parë, kanë probleme çdo muaj t’i paguajnë faturat e energjisë në amvisërinë e vet. Këtu komuna dhe shteti kanë shumë hapësirë për të vepruar, për ta ulur atë varfëri energjetike, të reduktojë varësinë e vendit nga importi, por edhe të kontribuojë shumë më tepër për një rehati më të madhe te shtëpitë e qytetarëve”, tha Dragan Minovski profesor universitar./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button