Ndërpritet parada në Buenos Aires! Messi dhe skuadra largohen me helikopter

Ndërpritet parada në Buenos Aires! Messi dhe skuadra largohen me helikopter

Heronjve të Kupës së Botës të Argjentinës u është dashur të ndërpresin paradën e tyre të fitores me autobus të hapur dhe të përshëndesin tifozët e ngazëllyer nga qielli me helikopterë pasi tifozët gati sa nuk mësynë në autobusin e ekipit.

Lojtarët u transferuan në helikopterë pasi katër milionë mbështetës të grumbulluar në rrugët e Buenos Aires pamundësuan vazhdimin e rrugëtimit të tyre.

Helikopterët që mbanin futbollistët qarkulluan rreth kryeqytetit, duke përfshirë zonën përreth monumentit ikonik të Obeliskut, ndërsa tifozët e çmendur brohoritnin dhe duartrokitnin.

Incidente të shumta u shënuan në paradë, pavarësisht forcave të sigurisë. Pjesëmarrja e madhe ka bërë që njerëzit të shtyheshin e shtypnin në shumë raste njëri tjetrin.

Si pasojë një 24-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëzua nga një çati ku ishte ngjitur për të festuar paradën e Leo Messit me shokë.

Në Argjentinë janë regjistruar edhe incidente të tjera në Gonzalez Catan dhe Mar del Plata. Një person është rrëzuar nga lartësia duke plagosur tre të tjerë, ndërkohë që një copë mermeri ra nga monumenti në Plaza San Martín, duke goditur kokën e një djali pesëvjeçar.

I mituri ka përfunduar në koma. Në të njëjtin qytet ka pasur përleshje gjatë festimeve. Një burrë është plagosur me thikë në krah dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

LEXO EDHE:

Back to top button