Dy grabitje me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Prishtinë

Grabitës me armë zjarri ia kanë mësyrë dy destinacioneve të ndryshme të Prishtinës mëngjesin e së shtunës.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se rreth orës 01:00, persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë arritur që të kryejnë një grabitje në një kompani në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Por, nuk iu ka mjaftuar ajo që morën nga kompania, ata i kanë marrë edhe kuletën me dokumente dhe para të rojës së objektit.

Ahmeti ka thënë se aktualisht nga hetuesit policorë ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Ndërkaq, grabitja e dytë ka ndodhur rreth orës 09:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave.

“Me të marrë informatën policia thotë se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që një person i dyshuar i armatosur nën kërcënimin e armës ka grabitur nga aty një shumë të parave. Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, ka thënë Ahmeti.

LEXO EDHE:

Back to top button