Dy kandidatë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor kaluan filtrin e komisionit parlamentar

Me 7 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”, kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, Artin Islami dhe Feuzi Xhaferi e kaluan filtrin e komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime. Kandidatët i propozoi deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku.

Ai theksoi se dy kandidatët  me përvojën dhe profesionalizmin e tyre do të mund të ndikojnë në rritjen e besimit të këtij institucioni të rëndësishëm në sistemin gjyqësor. Dy kandidatët e propozuar ishin në listën e 7 të paraqiturve në konkurs. Kandidaturat duhet të marrin pëlqimin në seancë plenare. Kjo është hera e tretë që po tentohet zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button