Dy lëkundje të forta tërmeti në Greqi

Dy lëkundje të forta tërmeti në Greqi

Dy lëkundje të forta tërmeti kanë ndodhur mesditën e së mërkurës në ishullin Samos në Greqi me një diferencë prej 14 minutash.

Lëkundjet e para sizmike prej 4.7 Rihter ndodhi në orën 12:56 me orën greke, 14 kilometra në jug-perëndim të Pythagorion Samos, dhe u ndje gjithashtu në Dodekanez.

Tërmeti i dytë me magnitudë 5.2 ka ndodhur në orën 13:10 me orën lokale.
Të dy tërmetet, sipas dëshmitarëve, janë ndjerë veçanërisht në ishull, por deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

Në orën 13:19, në zonë ka ndodhur një pasgoditje e dobët prej 3.1 ballë të shkallës Rihter.

Siç raporton në protothema.gr kryebashkiaku i Samosit perëndimor, Alexandros Lymberis, ajo që ka shkaktuar shqetësim te banorët është fakti se tërmeti i dytë ka qenë me intensitet më të madh se i pari, me rezultat që askush nuk e di evolucionin e sekuencës.

“Ajo që na shqetëson në këtë moment është fakti se tërmeti i dytë ka qenë më i fortë se i pari. Normalisht, i dyti duhet të ishte më pak intensiv për t’u konsideruar si pasgoditje, por nuk ndodhi kështu. Urojmë që tërmeti i dytë të ishte kryesori dhe kemi mbaruar këtu. Deri më tani nuk është raportuar për dëme, por së bashku me shërbimin teknik do të bëjmë xhiron e zonës. Banorët ishin të frikësuar, dhe të shqetësuar, pasi nuk kanë kaluar shumë vite nga tërmeti vdekjeprurës i vitit 2020”.

Presidenti i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes Antisizmike dhe profesori i Gjeologjisë, Efthymios Lekkas, foli për dy tërmetet e ndodhura në Samos brenda pak minutash, përkatësisht 4.7 dhe 5.2 ballë.

Siç shpjegoi ai janë dy tërmete të ndryshëm, jo ​​sekuenca standarde që ndiqet zakonisht dhe i dyti nuk është një pasgoditje.

“Kam kontaktuar me kryebashkiakun, janë dhënë udhëzime për procedurat e nevojshme”, tha Lekkas duke folur për SKAI-n dhe tha se “nuk e dimë nëse ka pasoja për dëmtime apo lëndime”.

Ai tha se dy tërmetet e reja nuk janë të lidhura me tërmetet e dy viteve më parë. “Ne jemi ende të kujdesshëm”, vuri në dukje Efthymios Lekkas.

LEXO EDHE:

Back to top button