Dy persona arrestohen për mashtrim, kanë keqpërdorur të dhënat personale të qytetarëve

Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka privuar nga liria dy persona, të cilët dyshohen për mashtrim dhe keqpërdorim të të dhënave personale të disa personave nga Maqedonia e Veriut Kosova dhe Shqipëria. Të ndaluarit disa familjeve iu kanë kërkuar që të transferojnë para të shpejta në emër të tyre, duke i mashtruar se të afërm të tyre kanë pësuar aksident dhe iu duhet ndihmë për të bërë pagesa. Rasti është hetuar bashkërisht me Policinë e Kosovës, dhe pas zbulimit të identitetit të tyre, policia e Tetovës i ka arrestuar, ndërsa po punon në zbardhjen e plotë të rastit. Sipas informatave të para, personat në fjalë, kanë zhvatur nga disa familje në Maqedoni dhe Kosovë, disa mijëra euro.

Qytetarëve nga Shqipëria, Kosova dhe qytetarëve nga Maqedonia e Veriut, të qyteteve të Ohrit, Kumanovës dhe Vinicës, iu kanë paraqitur me tregime të trilluara gjoja se të afërm të tyre kanë pësuar aksident trafiku dhe iu kanë kërkuar para me qëllim të mbulimit të harxhimeve të spitalit apo varrimit të tyre. Pas këtyre rasteve policia iu ka hyrë në shenjë personave në fjalë dhe të njëjtët janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacionin e policisë në Tetovë dhe do iniciohet parashtresë adekuate para gjykatësit përkatës lidhur me rastet e denoncuara. Bëhet fjalë për mashtrim me shuma të majme parash, ku vetëm njërin e kanë dëmtuar me rreth 2000 euro- deklaroi Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB TETOVË.

LEXO EDHE:

Back to top button