Dy persona në paraburgim nga aksioni antidrogë në Haraçinë, katër në arrati

Gjashtë të dyshuarve për rastin e Marijuhanës edhepse në arrati u është shqiptuar masa e paraburgimit. Këtë për Alsat e konfirmoi gjykata në Gjevgjeli. Nga dje, vetëm dy janë në paraburgim ndërsa katër të tjerë janë në arrati.

Dy të dyshuarit që u morën në pyetje dhe kundër të cilëve është shqiptuar Paraburgim, janë në paraburgim. INP-ja në të cilën e vuajnë masën e paraburgimit nuk është bërë publike për arsye sigurie dhe vlerësimit të rrezikut –  njoftojnë nga Gjykata e Gjevgjelisë.

Nga hetimi i cili është në vazhdim e sipër mbetet e paqartë ku ndodhen 1 ton e 717 kilogramë marijuanë – a janë fshehur apo eventualisht janë shitur. Nga Prokuroria nuk zbulojnë detaje të reja, as nëse hetimi është zgjeruar, pasi dje Ministria e Brendshme tha se janë tetë, e jo gjashtë të dyshuar.

Informacioni i publikuar në deklaratën e djeshme është ai që aktualisht mund të zbulohet nga hetimi. Veprimet e Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli vazhdojnë. Çdo moment i ri do të ndahet me publikun në kohën e duhur – thonë nga Prokuroria Publike.

Ekspertët e sigurisë thonë se policia mund ta gjejë marijuhanën sepse ata kanë pajisje gjurmimi. Profesori Marjan Nikollovski paralajmëron se grupi kriminal ka pasur ndihmës.

Kriminalistët thonë se diçka nuk është në rregull në rastin konkret, ose thënë më simbolikisht, diçka në këtë rast nuk shkon. Ka indikacione që tregojnë për një grup mirë të organizuar kriminal i cili ka përdorur pozicionet e tij në institucione dhe ka bërë punën e vet. Por, institucionet do të bëjnë punën e tyre, veçanërisht ata që janë të ngarkuar me trajtimin e këtij krimi, dhe ne shpresojmë që të arrijmë një realizim përfundimtar dhe autorët e krimit të sillen para drejtësisë – deklaroi Marjan Nikolovski, profesor i sigurisë.

Javën e kaluar, pothuajse dy tonë marijuanë u vodhën nga depoja e ndërmarrjes “Herb Industri” në Josifovë të Valandovës. Nga kjo, policia deri më tani ka gjetur vetëm 231 kilogramë marijuanë.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button