Dy shoferë privohen nga liria pasi vozitën në drejtimin e kundërt në rrugën Gostivar – Tetovë
Dy persona janë privuar nga liria gjatë ditës së djeshme pasi kanë drejtuar automjetet e tyre në drejtimin e kundërt të lëvizjes në rrugën Gostivar–Tetovë. Ndaj tyre do të ngriten kallëzime penale.
Sipas informacioneve të policisë, më 27 qershor 2026, rreth orës 11:30, nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor në Tetovë e privuan nga liria V.M. (30) nga fshati Bogovinë. Ai kishte lëvizur me një automjet transportues të tipit “Mercedes” me targa të Tetovës në drejtim të kundërt nga ai i lejuar.
Po të njëjtën ditë, rreth orës 12:30, në afërsi të pikëpagesës rrugore të Tetovës në të njëjtën rrugë, policia e privoi nga liria edhe M.D. (55) nga fshati Falish. Sipas njoftimit, ai drejtonte një automjet transportues të tipit “Volkswagen” me targa të Tetovës, duke lëvizur gjithashtu në drejtim të kundërt nga drejtimi i lejuar.
Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të dyshuarve do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse./Alsat.mk.








