Dy të arrestuar në Hasanbeg të Shkupit, konfiskohen 2 pistoleta

Dy persona janë arrestuar pasi policia pas një urdhri gjyqësor ka kryer bastisje në objekte në Hasanbeg të Shkupit.

“Zyrtarët policorë nga Njësiti për tregti të paligjshme të drogës dhe armëve gjatë bastisjes në shtëpinë e K.I. ka gjetur një revole dhe një karikator me 2 plumba. Ndërsa gjatë kontrollit në një veturë të tipit Golf është konfiskuar një pistoletë dhe një karikator me 14 plumba”, njoftojnë nga MPB-ja.

Lidhur me këtë rast janë privuar nga liria A.I. dhe B. I. dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritën padi adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button