Dy të vdekur në aksidentin e trafikut në Ponoshec të Gjakovës

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec të Gjakovës. Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, sipas të cilit dy persona të tjerë kanë marrë lëndime.

“Më 18 janar 2021, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjetër duke goditur veturën që ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjekësor kanë konstatuar vdekjen e dy personave. Pasagjeri i tretë ka pasuar lëndime serioze, ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Gjurkaj, duke shtuar se në vendngjarje ka dalë edhe kryeprokurori për inspektimin e rastit.

LEXO EDHE:

Back to top button