Dy tentativa mashtrimi në Gradsko, mashtruesit kërkuan deri në 30 mijë euro mijëra euro për operacione urgjente

Nga Sektori për punë të Brendshme Veles (SPB) njoftuan për dy tentativa mashtrimi në Gradsko, ku një 69-vjeçari iu kërkuan 20 mijë dhe një 71-vjeçareje 30 mijë euro me arsyetimin se vajzat e tyre duhej t’i nënshtroheshin operacioneve urgjente në Shkup dhe Kavadar.

“Një 69-vjeçar nga Gradsko ka raportuar se një person e ka kontaktuar në telefon, duke i thënë se vajza e tij kishte pësuar fraktura dhe se ishte e nevojshme të paguhej për t’u kryer një operacion në një spital në Shkup, për çka duhej të paguante 20 mijë euro. Denoncuesi ishte nisur drejt Shkupit me taksi, por nga shoferi ishte paralajmëruar se shumë persona më parë janë mashtruar në këtë mënyrë, pas çka rastin e ka paraqitur në polici. Gjithashtu, një grua 71-vjeçare nga Gradsko ka raportuar se një person e ka kontaktuar në telefon, duke u prezantuar si mjek nga Spitali i Përgjithshëm i Kavadarit dhe i ka thënë se vajza e saj kishte pësuar lëndime dhe se për t’u kryer ndërhyrja operative duhej të paguante 30 mijë euro. Kur ka arritur para spitalit nuk ka pasur askënd, ndërsa pas bisedës me vajzën e saj ka kuptuar se bëhej fjalë për mashtrim dhe rastin e ka raportuar në polici. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve”, njoftoi SPB Veles./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button