Dy vjet nga aksidenti i Llaskarcës, familjarët të pakënaqur me ritmin e gjykimit

Për pesë ditë, mbushen dy vjet nga aksidenti fatal afër f. Llaskarcë ku vdiqën 16 persona. Më 13 shkurt të vitit 2019, një autobus i transportuesit “Durmo Tours” nga Gostivari, doli nga rruga.

Në Gjykatën Penale sot kishte sërish gjykim për rastin “Llaskarca”. Familjet e pasagjerëve të vdekur janë përsëri në sallën e gjyqit. Kanë kaluar një vjet e gjysmë që kur filloi procesi i gjykimit, Mitko Avramovski, babai i të ndjerit Boban Avramovski, thotë se ata nuk janë të kënaqur me ritmin e gjykimit, edhe pse e dinë që rasti është kompleks.

Deri më tani, ne kemi pritur një aktvendim. Fajtorët të përgjigjen në pajtim me ligjin. Sidoqoftë, zhvillimi i procedurave gjyqësore dhe shtyrja e shpeshtë e seancave, më besoni, shkaktojnë shumë revoltë – u shpreh Mitko Avramovski, babai i njërit prej viktimave.

Pas humbjes së më të dashurve, familjet kanë vetëm një pritje.

E vetmja gjë që na ka mbetur është drejtësia. Drejtësia le të dalë në dritë – tha Mitko Avramovski, babai i njërit prej viktimave.

Rasti tani është në procedurë të dëshmive. Të pandehurit dhe avokatët prononcohen mbi raportet e paraqitura si dëshmi nga prokuroria. Bëhet fjalë për mbi dhjetë ekspertiza, që kanë të bëjnë me shkaqet e aksidentit. Nga Gjykata Penale thonë se seancat janë caktuar tashmë për tërë muajin, ose mesatarisht nga dy gjykime në javë. Për aksidentin fatal me autobus në fshatin Llaskarcë janë akuzuar gjashtë persona, përkatësisht pronari i “Durmo Tours” Durmish Beluli, shoferi i autobusit Manuill Trifunovski si dhe katër të tjerë. Në aksident përveç vdekjes së 16 njerëzve, 38 pasagjerë të tjerë u lënduan. Sipas prokurorisë, shkaku kryesor i aksidentit ishte defekti i frenave të autobusit dhe vozitja e shpejtë.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button