Tri viktima dhe 290 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë ka njoftuar se të hënën janë regjistruar edhe 290 raste të reja me koronavirus. Të dhënat bazohen në testimin e 2.388 mostrave.

Sipas raportit ditor për situatën epidemiologjike, janë shënuar edhe tri viktima. Të vdekurit janë nga komunat Gjilan, Klinë dhe Rahovec.

Sëmundjen e kanë mundur edhe 189 pacientë.

Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 8 shkurt, 2021, Kosova ka regjistruar 62.548 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.526 pacientë kanë vdekur dhe 54.231 persona janë shëruar.

Raste aktive janë 6.791.

LEXO EDHE:

Back to top button