Dy zjarre aktive në vend

Dy zjarre aktive në vend

Gazetare: Ajnur Bafqari

Në Maqedoninë e Veriut aktualisht ka 2 zjarre aktive në Makedonski Brod dhe një në fshatin Sfillare, ndërsa sipas Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, më i vështiri për vënie nën kontroll është zjarri në territorin e Makedonski Brodit, ku janë angazhuar 4 helikopterë. Gjatë 24 orëve të fundit 2 zjarre janë vënë nën kontroll dhe 2 janë shuar tërësisht.

“Më i vështirë për shuarje është zjarri që për disa ditë po zhvillohet në territorin e Makedonski Brodit. Ky zjarr është aktiv disa ditë, edhe pse në ditët e kaluara i njëjti ishte vendosur nën kontroll të plotë, në disa momente edhe ishte shuar tërësisht. I njëjti sot përsëri është riaktivizuar dhe përfshin hapësirë më të madhe”, tha Stojançe Angellov, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Situata me zjarret është alarmante edhe në rajon dhe një pjesë të Evropës Jugore.
Në Shqipëri u shënua viktima e parë nga zjarret. Një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar nga flakët, që kanë përfshirë fshatrat e Gramshit. Disa prej fshatrave janë evakuuar për të shmangur rrezikun për jetën, ndërkohë që dëmet në pyje, kullota dhe objekte banimi janë të konsiderueshme.

Zjarr të madh ka edhe në Mal të Zi, ndërsa tymi i dendur ka arritur edhe tek plazhet. Sipas informacioneve, zjarri deri tani ka arritur deri në Podgoricë, Budvë, Bar, Nikshiq, Shavnik dhe Bjello Polje.

Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit po luftojnë me më shumë zjarre në Spanjë dhe Portugali, ndërsa vazhdon vala rekorde e të nxehtit, ku temperaturat kanë arritur deri në 44 gradë celsius. Zjarre ka edhe në ishujt grek Kedalonija, Zakintos dhe qytetin Vonika në afërsi të Prevezës.

Edhe Turqia lufton me zjarret pyjore. Atje zjarrfikësit po ashtu luftojnë me zjarret në disa fusha, zjarri është ndezur nga erërat e forta, ndërsa 2090 banorë nga 3 fshatra janë evakuuar për arsye sigurie. 9 avionë dhe 9 helikopterë luftojnë me flakët nga qielli, ndërsa 75 kamionë me ujë, 35 automjete zjarrfikëse, 10 buldozerë, dhe automjete të tjera reagojnë nga toka. 77 banorë që kishin probleme për shkak se kishin thithur tym, janë kujdesur nëpër shtëpi të shëndetit, dhe raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button