“Erasmus”, LSDM me akuza për drejtoreshën e re

"Erasmus", LSDM me akuza për drejtoreshën e re

Gazetare: Fatlume Dervishi

LSDM-ja kërkon sqarime për emërimin e ushtrueses së detyrës drejtore e re e Agjencisë nacionale për programet Evropiane për arsim dhe lëvizshmëri, Ana Mihajllov. Sipas tyre, zgjedhja e Mihajllov tani nuk është e rastësisht kur ajo ka qenë në qendër të skandalit për keqpërdorimin e fondeve që kanë të bëjnë me programet arsimore, gjegjësisht të dy milion eurove në vitin 2016. LSDM-ja akuzon qeverinë se po ushtron presion mbi prokurorinë që të mos veprojë mbi këto dyshime edhe pse institucioni hetues i BE-së, OLAF, ka dorëzuar të dokumentuara keqpërdorimet.

“Prokuroria Publike ende nuk ka përpunuar një aktakuzë për këtë rast të dokumentuar plotësisht, të paraqitur në Prokurorinë Publike në vitin 2023 dhe të përditësuar në vitin 2024. Nga informatorët brenda Agjencisë, LSDM mëson se qeveria po ushtron presion të fortë për të parandaluar hetimin e Prokurorisë Publike. A bëhet kjo sepse çon pikërisht te Ana Mihajllov dhe familja dhe miqtë e saj më të ngushtë, vlerësues të angazhuar nga VMRO-DPMNE? A është kjo arsyeja që konkursi i mëparshëm për drejtor u anulua? Sipas cilave kritere u emërua Ana Mihajllov dhe pse tani?”, deklaroi Jovica Jankoviq – LSDM.

VMRO-DPMNE-ja nuk ka reaguar deri më tani. Megjithatë, institucioni që menaxhon me fondet Evropiane për arsim, në mesin e tyre edhe programi Erasmus, është përfolur disa herë për keqpërdorime. Vetë institucioni javë më parë publikoi dyshimet për keqpërdorimin e fondeve të Erasmus + nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës me ndihmën e aktiviteteve të paligjshme të punonjësve të Agjencisë.
OLAF dhe as Ministria e Arsimit nuk konfirmuan nëse ka hetime të reja për këto akuza.

Muaj më parë, në krye të Agjencisë nacionale për programet arsimore Evropiane ishte emëruar Petar Bogojeski, figurë kontraverse e njohur për qëndrime nacionaliste dhe gjuhë të urrejtjes. Pas reagimeve të shumta në opinion, Bogojeski u largua nga drejtimi i Agjencisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button