Dymbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u raportuan të martën 12 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 2,668 mostrave, tha Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas njoftimit, në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 119 pacientë.

Me këto shifra, sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 107,595, i viktimave në 2,250 dhe i të shëruarve në 105,107.

Raste aktive aktualisht janë 238.

Të martën, në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se mbi 320,000 qytetarë pritet të vaksinohen brenda një muaji.

LEXO EDHE:

Back to top button