Dyshja e BDI-së Alimi dhe Guri do të rigjykohen nga fillimi, hidhet poshtë vendimi prej 3.5 vjet burg

Apeli e shfuqizoi vendimin kundër zyrtarëve të BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Kjo do të thotë se çështja “Titanik 3” për parregullsi zgjedhore po shkojë në rigjykim në Gjykatën Penale. Ata u dënuan me nga tre vjet e gjysmë burg, por u ankuan në gjykatën më të lartë. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq siguron se nuk ka pasur pazare politike për këtë rast, ku para organit të akuzës gjenden perona që janë pjesë e udhëheqjes partiake të partnerit të tyre të koalicionit, BDI-së.

 “Mund t’ju siguroj se në nivelin e Qeverisë nuk ka pasur pazare për çështjet gjyqësore, as nuk ka ndodhur ndonjëherë një diskutim i tillë.”- deklaroi Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

 Prokurori Gavril Bubevski është i zhgënjyer me vendimin e Apelit.

“Kjo çështje është shans i madh për gjyqësorin që besimi nga minus njëshi të vijë në zero. Duhet menjëherë Këshilli i Prokurorëve ta marrë çështjen e prokurorisë, Këshilli Gjyqësor, çështjen gjyqësore dhe çfarëdo që është e kalbur ose joprofesionale, duhet të zgjidhet menjëherë.”- pohoi Gavril Bubevski, prokuror.

 Vendimi për të shfuqizuar rastin “Titanik 3” është marrë me një diferencë të ngushtë me 3 vota pro dhe dy kundër. Gjykatësit Enver Bexheti, i cili është raportues për rastin, Gjoko Ristov dhe Lidija Çaçeva, kanë qenë për shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë, ndërsa gjykatësit Jani Niça dhe Tanja Mileva ishin që të vërtetohet aktvendimi prej tre vite e gjysmë dënim me burg për Alimin dhe Gurin. Sipas aktakuzës së ish -PSP -së, dyshja e BDI -së ka shkatërruar materialin zgjedhor në Çair në vitin 2013 gjatë zgjedhjeve lokale.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button